E Shtunë, 31 Tetor 2026

G4SHI, këngë të re në SHBA

Reperi G4SHI, i cili zhvillon karrierën muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, zhdon të jetë aktiv në skenat e atjeshme muzikore. Ditë më pare ai ka  publikuar videoklipin e tij më të ri, për këngën me titull “MFSO”.

Larry Gashi , i njohur me emrin skenik G4SHI, (The Kid Gashi) është një prej artistëve premtues në skenën e hip-hopit në Nju Jork.

Si shumë shqiptarë të tjerë në Kosovë të detyruar prej regjimit serb, familja e tij u largua nga vendlindja për t’i shpëtuar vdekjes dhe në kërkim të një jete më të mirë u vendosën në Libi të Afrikës ku më 4 tetor të 1989 do tu lindte një djalë.

Gashi kaloi fëmijërinë e tij në Libi, më pas një jete midis Europës dhe Afrikës, derisa në fund të ‘98-ës familja e tij kishte vendosur të shpërnguleshin në Amerikë.  
Shumë shpejt u bë i njohur në lagje në Bruklin, si “The White Rapper” (reperi i bardhë) falë pjesëmarrjes në duelet "freestyle" ku gjithmonë shquhej për rimën e shpejtë dhe fjalët e forta.

Gashi do të zhvendosej në Boston ku do të takonte dhe bashkëpunëtorët e tij të ardhshëm duke bërë që zyrtarisht më 2009 t’i përkushtohej 100% muzikës. Dukej se kjo përzgjedhje ishte më se e saktë, pasi vetëm një vit më vonë blogjet dhe faqet e internetit kushtuar artistëve të rinj të hip-hopit shkruajnë pozitivisht për të dhe të gjithë mendojnë se Gashi ka një karrierë premtuese./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›