Elhaida, edhe një fitore në Itali

Këngëtarja shkodrane, Elhaida Dani, vazhdon me sukses paraqitjet e saj në garën muzikore “The Voice of Italia”, duke triumfuar sërish.
Qysh në paraqitjen e saj të parë në këtë spektakël për talente të reja në muzikë, Elhaida mori aprovimin e të katër anëtarëve të jurisë për të vazhduar më tej, ndërsa sonte ajo e dëshmoi sërish së meritonte vlerësimin e bërë.
Elhaida 19 vjeçare, sonte u pëlqye shumë me performancën e këngës “All by myself”, duke mbledhur vota të mjaftueshme nga publiku, per te vazhduar ne fazen tjeter te gares. /Indeksonline/