G7 – SHBA-Ukrainë marrëveshje afatgjatë të sigurisë

BARI, 13 qershor /ATSH-DPA/- Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës kanë nënshkruar një marrëveshje që përcakton marrëdhëniet afatgjata të sigurisë së Uashingtonit me Kievin.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nënshkruan sot marrëveshjen dypalëshe në samitin e G7 në Italinë jugore.
Pesëmbëdhjetë vende kanë nënshkruar tashmë marrëveshje të ngjashme afatgjatë të sigurisë me Ukrainën, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan tha dje se marrëveshja nuk do të përfshijë detyrimin për të dislokuar trupa amerikane në Ukrainë dhe angazhimin për furnizimin e sistemeve specifike të armëve.
Marrëveshja nuk është një traktat që është ratifikuar nga Kongresi, që do të thotë se nëse Donald Trump zgjidhet president në nëntor, ai mund ta anulojë atë.//a.i/