G7 dënon rrëmbimin e udhëheqësit të centralit bërthamor nga Rusia

G7 ka dënuar rrëmbimin nga Rusia të udhëheqjes së centralit bërthamor të Zaporizhzhia, ndërsa bën thirrje për kthimin e menjëhershëm të kontrollit të plotë të objektit në Ukrainë. Forcat ruse pushtuan centralin bërthamor në fillim të marsit. Agjencia shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës akuzoi Rusinë për arrestimin e dy punonjësve të lartë të uzinës.
Energoatom tha se forcat ruse “rrëmbyen” kreun e teknologjisë së informacionit, Oleg Kostyukov dhe ndihmësin e drejtorit të përgjithshëm të uzinës, Oleg Osheka dhe i çuan në një destinacion të panjohur.
Energoatom i bëri thirrje shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi të bëjë çdo përpjekje për të siguruar lirimin e tyre.
/rtsh.al/