G8: Dialog per zgjidhjen e krizes ne Iran

“Po punojme qe te arrijme nje qendrim te perbashket te vendeve te G8 kundrejt Iranit sepse eshte e qarte qe kemi pikeveshtrime te ndryshme te situates atje”- tha Ministri i Jashtem francez Bernard Kouchner.
“Eshte e veshtire te percaktosh nese mungesa e Iranit ne mbledhjen e G8 eshte pozitive apo negative sepse nuk e di nese kane qene iranianet ata qe kane refuzuar ftesen apo italianet qe kane hequr dore nga dergimi i fteses. Nese perfaqesuesit iraniane do te merrnin pjese situata do te ishte e tensionuar, por nese duam te dialogojme eshte mire te kemi perballe palen tjeter”- shtoi me tej shefi i diplomacise franceze.
I vetmi qendrim i perbashket i arritur nga ministrat e jashtem te G8 gjate mbledhjes se Triestes ishte denimi i testeve berthamore te ndermarra nga Koreja e Veriut.