E Shtunë, 31 Tetor 2026

G8, bisedime në Londër për Koretë, Sirinë e Iranin

Kriza koreane do të jetë në krye të axhendës të ministrave të Jashtëm të G8, të cilët do të mblidhen për bisedime sot në Londër.

Sipas korrespondentëve, Japonia, e pranishme në bisedime, do të kërkojë lëshimin e një deklarate të fortë solidariteti për këtë cështje shqetësuese. Korea e Veriut ka kërcënuar ushtarakisht Korenë e Jugut, Japoninë dhe bazat amerikane në rajon.

Ministrat do të debatojnë gjithashtu edhe për krizën siriane, programin bërthamor të Iranit dhe dhunën seksuale në këto konflikte. Ata kanë rënë dakord se kombinimi i kërcënimeve luftarake nga Peniani me përgatitjet për teste të reja raketore, çojnë në një provokim tepër të rrezikshëm.

Ndërkohë, ministrat e G8 janë takuar edhe me personalitete të opozitës siriane të mërkurën, gjatë këtij samiti dy-ditor. Në ndryshim nga Korea e Veriut, Siria besohet se i përcan vendet e G8, pasi asnjë nuk pret që aleati i Sirisë, Rusia, të mbështesë veprimet ndëshkuese ndaj presidentit Bashar al-Assad.

Evidencat e fundit të lidhjeve mes disa luftëtarëve të opozitës me al-Qaeda-n, e bën edhe më të vështirë për qeveritë e G8 të vendosin në lidhje me sanksione të mundshme.

Gjatë një takimi me ministrat, të mërkurën, liderët e Koalicionit Kombëtar Sirian (SNC) në opozitë, raportohet të kenë ushtruar më shumë presion për ndihmë humanitare.

Kerry, gjithsesi, theksoi rëndësinë e organizimit më të mirë të opozitës, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë amerikan për reporterët.

Në një deklaratë të lëshuar pas bisedimeve, Sekretari i Jashtëm britanik, Ëilliam Hague, tha se Britania është e gatshme dhe do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve politike ndaj këtyre problemeve.

Bisedimet e Londrës përbëjnë edhe shansin e parë për ministrat e G8, për të diskutuar ballë për ballë dështimin e takimit të javës së kaluar në Almaty, të Kazakistanit, në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Teherani thotë se kërkon të prodhojë vetëm energji, por SHBA-të dhe aleatët e tyre dyshojnë se Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.

Grupi i G8 përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe Rusinë.

Britania mban aktualisht kryesinë e radhës të G8 dhe bisedimet përbëjnë një prelud të samitit të përvitshëm të G8, më vonë gjatë këtij viti, në Irlandën e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›