E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista Lagarde,Papandreu thirret në komisionin hetimor

Ish kryeministri grek Jorgos Papandreu do të thirret për të dëshmuar të martën e ardhshme, në orën 18.30 para komisionit hetimor për çështjen e Listës Lagarde.

Kjo u vendos nga anëtarët e komisionit hetimor parlamentar, pas votimit mbi propozimin e paraqitur nga tre deputetë të SYRIZA-s, duke kërkuar thirrjen zyrtare të Papandreut që të deponojë si dëshmitar.

Në favor të propozimit votuan 8 deputetë, ndërsa një deputet i PASOK-ut votoi kundër.

Të mërkurën, Papandreu i dërgoi komisionit hetimor një memo me shkrim prej katër faqesh, ku ndër të tjera bënte me dije se urdhëri i tij konstant ndaj bashkëpunëtorëve ishte lufta me çdo mënyrë e evazionit fiskal.

Nuk u informova kurrë dhe as që kërkova të informohen mbi përmbajtjen apo çdo gjë tjetër rreth listës, nënvizonte në memon e tij Papandreu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›