E Diel, 1 Nëntor 2026

G8 ofron më shumë para për investime

Kreu i organizatës së OKB-së për ushqim dhe bujqësi, FAO, Zhak Diuf mirëpriti këtë ndryshim të strategjisë, nga ndihmat ushqimore në investime në bujqësi.

Por ai deklaroi se këto para nuk ishin të mjaftueshme për të ballafaquar varfërinë dhe urinë në botë. Investimi që është 5 miliardë dollarë më shumë nga çfarë ishte pritur do të financojë një iniciativë tre vjetore për të ndihmuar vendet e varfra që të zhvillojnë bujqësinë e tyre.

Presidenti amerikan, Barak Obama tha se çështja e sigurisë ushqimore kishte rëndësi të madhe për gjithë kombet në botë. “Kombet më të pasura kanë detyrim moral që të ndihmojnë kombet më të varfra”, tha ai.

Obama shtoi se kombet e G8-së kishin rënë dakord të angazhonin 15 miliardë dollarë për një iniciativë të re para takimit të së premtes, por më pas premtuan 5 miliardë më shumë gjatë bisedimeve për angazhime më të forta.

start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›