E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumania numëron 50 raste me gripin e derrave

Rasti i 50-të  ishte një burrë 38 vjeç që kishte qenë në kontakt me një të sëmurë që e kishte marrë virusin A(H1N1) në Britaninë e Madhe, saktësoi i njëjti burim.

Sipas ministrisë, trembëdhjetë persona të prekur nga kjo sëmundje janë ende të shtruar në spital në Rumani, "ndërsa evoluimi i tyre vlerësohet i favorshëm".
     
Rasti i parë i gripit të derrit që kishte prekur një banore të Bukureshtit, 30 vjeç e sapo kthyer nga Nju Jorku, u konfirmua në Rumani më 27 maj. Në shkallë botërore, virusi ka infektuar më shumë se 98.000 persona në 137 vende dhe territore, duke shkaktuar më shumë se 440 të vdekur, sipas bilancit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të botuar sot.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›