E Shtunë, 31 Tetor 2026

G8-ta ne Irlanden e Veriut

Presidenti amerikan Barak Obama udhëton të hënën drejt Irlandës së Veriut për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të G8-s.

Rrugëtimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë do të pasohet edhe nga një vizitë në Berlin. Konflikti në Siri dhe programet e qeverisë për përgjimin e tabulateve telefonike të amerikanëve do të zënë vend kryesor në axhendën e samitit të tetë vendeve me ndikimin më të madh në botë. Edhe pse ai shihet zakonisht si takim ekonomik, këtë herë vëmendja do të përqendrohet te gjakderdhja në vendin e trazuar dhe mundësitë për ndalimin e saj. Presidenti rus Vladimir Putin është i vetmi mes udhëheqësve të G8-s, që mbështet presidentin Bashar al-Assad dhe konsiderohet si personi kyç në arritjen e një marrëveshjeje të grupit për Sirinë. Sulmohen të rinjtë kinezë Francë, ministri i Brendshëm e dënoi ashpër ngjarjen Bloger-ët kinezë reaguan ashpër ndaj sulmit mbi 6 studentë kinezë në Bordeaux të Francës. Dy persona u arrestuan pas incidentit, ku të paktën një vajzë u lëndua rëndë për shkak të goditjes me një shishe qelqi në fytyrë. Ministri i Brendshëm francez, Manuel Valls, e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar një akt ksenofobie. Në disa blogje interneti në Kinë, thuhet se reputacioni i Francës është dëmtuar, ndërsa të tjerë këshillojnë kinezët të shmangin udhëtimin në këtë vend. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›