“Sulltan Sulejmani” takoi Erdoganin

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan ka ftuar një grup të dytë protestuesish anti-qeveritarë për një takim të papritur në orët e vona të së premtes, pasi dha atë që e cilësoi si “paralajmërimi i fundit” për protestuesit.
Në takim ishte i pranishëm edhe Halit Ergençin, aktori i famshëm turk, i cilia luan si protagonist tek seriali “Sulejmani i Madhërishëm”, i cili që në krye të herës është vënë në ballë të protestave kundër ndërtimit në parkun Gezi.
Pas takimit aktori i njohur foli për mediat lidhur me takimin. Sipas BW ai u shpres se kryeministri turk i siguroi se “nëse gjykata vendos që parku të mos ndërtohet atëherë ai do e zbatojë vendimin. Por, nëse gjykata vendos të kundërtën atëherë do të jetë populli që do e vendosë me referendum”.
Protestuesit kanë dy javë që vazhdojnë protestat kundër planeve për të ndërtuar një kompleks komercial në një park publik. /Indeksonline/