E Diel, 1 Nëntor 2026

G99: Kryetari i KQZ-së shkel ligjin dhe vepron arbitrarisht

Tiranë, 28 Shkurt NOA - Partia G99 tha sot se i dërgoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nominalisht Kryetarit Arben Ristani, Zëvendëskryetares Dëshira Subashi, dhe pesë anëtarëve të tjerë, një shkresë ankimore duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të aktit të KQZ-së që rrëzoi kërkesën e G99 për të marrë një kopje të fletëve të votimit në Qarkun e Beratit dhe atë të Tiranës, të kërkuar në kuadrin e së drejtës për informim për dokumente zyrtare.

Etjen Xhafaj nga G99 i tha sot agjencisë NOA se refuzimi i kërkesës së G99 u bë përmes një shkrese të dërguar prej Kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani. G99 informon anëtarët e KQZ-së dhe opinionin publik se kthimi i përgjigjes prej z. Ristani është kryer në shkelje të ligjit, pasi akti administrativ është nxjerrë në kapërcim te kompetencave që ligji i njeh Kryetarit të KQZ-së, ashtu si dhe në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji, dhe konkretisht nga neni 20 i Kodit Zgjedhor.

Xhafaj detajoi se sipas nenit 3 paragrafi i dyte i ligjit nr. 8503, përgjigja për kërkesën e Partisë G99 duhet të ishte kryer prej autoritetit publik që disponon informacionin zyrtar të kërkuar, në këtë rast prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili duhej te ishte shprehur brenda 15 ditësh për kërkesën e G99, dhe jo vetëm prej Kryetarit Ristani.

Gjithashtu, - thekson Xhafaj, - akti i administrativ objekt i kësaj kërkese është nxjerrë në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga neni 20 i Kodit Zgjedhor.

Sipas nenit 20, pika 3 e Kodit Zgjedhor specifikon se të gjitha aktet e firmosura nga Kryetari i KQZ-së në bazë të shkronjës b të pikës 1 të këtij neni nënshkruhen edhe nga Zëvendëskryetari, përndryshe janë të pavlefshme.

Përgjigja që ka marrë G99 është firmosur vetëm prej Kryetarit të KQZ-së, pa firmën e Zëvendës Kryetares, duke e bërë dokumentin absolutisht të pavlefshëm.

Sipas G99, veprimi i Kryetarit të KQZ-së, Z. Ristani, është juridikisht i pavlefshëm, dhe gjithashtu i politizuar dhe arbitrar.

G99 i ka kërkuar KQZ-së që të mblidhet e të kthejë një përgjigje në përputhje me ligjin sa i përket kërkesës fillestare.

Partia G99 thotë se përsëri i kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve një kopje të; Procesverbaleve të votimit, tabelave dhe procesverbaleve të numrit të fletëve të votimit, dhe të gjitha fletët e votimit për të gjitha kutitë e votimit në ZAZ-të nr. 1, 2, 3 dhe 4 në Qarkun e Beratit, dhe ZAZ-të nr. 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 58, 59 dhe 60 në Qarkun e Tiranës, si dhe mundësinë që në seancën vlerësuese të KQZ ti lejohej pjesëmarrja si palë e interesuar në proces.

e.r/NOA

Më poshtë gjendet dhe kërkesa e plotë drejtuar KQZ-së prej Partisë G99.

K E R K E S E

Kerkues: Partia Politike G 99, perfaqesuar nga Kryetari Erion Veliaj.

Objekti: - Konstatimi i pavlefshmerise absolute te aktit administrativ me nr. 56, dt. 09.02.2010 te Kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

- Venia ne dispozicion te kerkuesit, Procesverbalet e qendres se votimit (se bashku me formularet tip te proces verbaleve dhe vendimeve), librin e protokollit te mbledhjeve te KQV-se, tabelat e rezultatit te QV-ve, tabelat permbledhese te rezultatit te ZAZ-ve dhe të gjitha fletët e votimit, për të gjitha kutitë e votimit në ZAZ-të nr. 1, 2, 3 dhe 4 në Qarkun e Beratit, dhe ZAZ-të nr. 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 58, 59 dhe 60 në Qarkun e Tiranës, te kerkuar ne kuader te se drejtes per informim per dokumente zyrtare (kjo pjese duhet pare per ndonje dokument tjeter shtese ne ne kerkim).

Baza Ligjore: Neni 20 dhe 21/26 i Kodit Zgjedhor, neni 105, 116 germa a dhe b, neni 117/2 i Kodit te Procedurave Administrative, neni 3 dhe 7 te Ligjit nr. 8503 date 30.06.1999 Per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare.

Drejtuar: Komisionit Qendror te Zgjedhjeve

Zt. Arben RISTANI, Kryetar

Zj. Deshira SUBASHI, Zevendes Kryetar

Zt. Klement ZGURI, anetar

Zt. Pandeli VARFI, anetar

Zj. Vera SHTJEFNI, anetar

Zt. Artan LAZE, anetar

Zt. Hysen OSMANAJ, anetar

TIRANE

Ne vemendje: Avokati i Popullit

TIRANE

I nderuar Z. Kryetar

Te nderuar anetar te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve

Subjekti politike G99, ne date 28.01.2010 i eshte drejtuar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me kerkesen per venien ne dispozicion te dokumentave zgjedhore Procesverbal votimi, tabela dhe procesvebal te numerimit te fleteve te votimit si dhe fletet e votimit, kerkese kjo e bazuar ne dispozitat e parashikuara nga Ligji 8503 date 30.06.1999 Per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare dhe konkretisht ne nenet 3 dhe 7 te tij.

Ne date 09.02.2010 nga ana e Kryetari te Komisionit Qendror te Zgjdhjeve, zt. Ristani, me ane te aktit administrativ me nr. 56 prot, na eshte kthyer nje pergjigje, sipas te cilit, nga ana e KQZ nuk mund te na vihen ne dispozicion fletet e votimit te kerkuara, pasi ato ne baze te Kodit Zgjedhor duhet te ishin djegur e si rrjedhoje kur ato nuk ekzistojn juridikisht nuk mund te kete nje procedure per trajtimin e tyre. Pra sic kuptohet nga permbajtja e kesaj shkrese, na eshte mohuar nje e drejte individuale si subjekt juridik, sic eshte ajo e marrjes informacion per nje dokument zyrtar apo e marrjes se nje kopje te ketij dokumenti, e drejte kjo e parashikuar ne nenet 3 dhe 7 te ligjit nr. 8503 date 30.06.1999 Per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare.

Ne nenin 3 te ketij ligji parashikohet shprehimisht e drejta e cdo personi per te kerkuar informacion per dokumenta zyrtare, qe kane te bejne me veprimtarine e organeve shteterore dhe nga ana tjeter, keto te fundit, kane detyrimin per ti vene ne dispozicion nje kopje te plote te ketyre dokumentave, sigurisht nese informacioni i kerkuar nuk eshte i kufizuar me ligj.

Ne baze te nenit 2/b te ligjit te sipercituar dokument zyrtar kuptohet cdo lloj dokumenti qe mbahet nga autoriteti publik, ne perputhje me rregullat ne fuqi dhe te tille jane edhe dokumentat zgjedhore te kerkuara prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Te nderuar anetar te Komisionit Qendror Zgjedhor,

Po Ju investojme me kete kerkese

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›