Dade: Nuk do heqim dorë nga kutitë

"Partia Socialiste është e vendosur për t'i qëndruar deri në fund kauzës së saj për hapjen e kutive, pavarësisht hyrjes në Kuvend". Kështu është shprehur deputetja Arta Dade në një konferncë ëpr shtyp ku përshëndeti vlerësimin e Ambasadorit të Spanjës, z. Montobio dhe në të njëjtën kohë, tha se Kryeministri i Ruzhdies gabon rëndë nëse mendon se kriza politike në vend mund të zgjidhet vetiu.
"Partia Socialiste përshëndet vlerësimin që i bëri Ambasadori i Spanjës dhe njëkohësisht Ambasadori i vendit që mban Presidencën e radhës së BE, pranisë së opozitës në Parlament dhe nismave ligjore të propozuara prej saj" theksoi Dade duke shtuar se PS-ja është plotësisht dakord me thirrjen e zotit Montobio për klasën politike shqiptare, se është ky akt konstruktiv i ndërmarrë nga Partia Socialiste që hap një dritare shprese për arritjen e një marrëveshjeje dhe se zgjidha e krizës duhet të bazohet pikërisht tek nismat ligjore të propozuara nga Partia Socialiste.
Ajo theskoi gjithashtu se fatkeqësisht, duket se mazhoranca ka vendosur të shpërfillë krejtësisht vullnetin pozitiv të Partisë Socialiste, por edhe thirrjet e partnerëve tanë ndërkombëtarë për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj krize që po rëndohet më tej çdo ditë që kalon.
"Por, Kryeministri i Ruzhdies gabon rëndë nëse mendon se kjo krizë do të zgjidhet vetiu. Kriza politike është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe kjo krizë nuk mund e nuk do të zgjidhet nëse nuk plotësohet kërkesa e Partisë Socialiste për një hetim të plotë e të hollësishëm të zgjedhjeve të 28 qershorit. Partia Socialiste e ka ofruar tashmë kompromisin e saj dhe vullnetin e saj konstruktiv, së pari duke njohur rezultatin e dalë nga skema e Ruzhdies, dhe së dyti, duke dorëzuar në Parlament nismën ligjore për zgjidhjen përfundimtare të kësaj krize politike përmes transparencës së zgjedhjeve" shtoi më tej Dade.