G99 prezanton kandidaten Bardhylka Kospiri

Ligjet dhe te drejtat mbi personat me aftesi te kufizuar nuk zbatohen nga shume hallka te shtetit, ndaj zonja Bardhylka Kospiri ka vendosur te kandidoje nen siglen e G99-es per te mbrojtur te drejtat e kesaj shtrese ne kuvend.
“Ne momentin qe te gjitha ekranet uzurpohen nga rrahesi i gjysheve, i nenave, i grave te verbra, i njerezve me aftesi te kufizuara te cilet me pas puthen nga shteti shqiptar, gardistet dhe policet e shtetit shqiptar, ky nuk eshte shteti ku une dua te jetoje dhe shumica prej nesh nuk duan te jetojne”, eshte shprehur kreu i G99-es, Erion Veliaj.