PS nis fushatën, PD: U përdhos sheshi Demokracia
Ka reaguar Partia Demokratike pas përfundimit të mitingut të PS për hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 28 qershorit. Në një konference për shtyp zëdhënësja e kësaj partie u shpreh se sot u përdhos sheshi “Demokracia”.
TIRANE- Partia Demokratike reagon pas hapjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit të Partisë Socialiste. Duke e cilësuar mitingun e PS-së në këtë rast si një përdhosje të sheshit “Demokracia”, Partia Demokratike akuzon kreun e PS-së Edi Ramen se kishte mbledhur në atë shesh pasardhësit e nomenklaturës Hoxhiste të cilët u përmbysën nga pushteti nga studentët 18 vite më parë.
“Sot Edi Rama hapi fushatën elektorale në Qytëtin Studenti, duke patur në njërin krah si gonxhe të politikës së re ministrin e Brendshëm dhe të Sigurimit të diktaturës famëkeqin Gramoz Uruçi që skuqi me gjakun e engjëjve të demokracisë studentëve liberatorë rrugët dhe sheshet e qytetit të Tiranës dhe të Shkodrës. Dhe në krahun tjetër ministrin tjetër të Ebver Hoxhës Skënder Gjinushin. Edi Rama sot përdhosi sheshin “Demokracia” duke mbledhur në atë shesh sot pinjollët dhe bastardët e nomenklaturës Hoxhiste që studentët përmbysën nga pushtetit 18 vite më parë”- u shpreh zëdhënësja për shtyp e PD-së Erla Mhilli. (a.r/news24/balkanweb)