GAZA – UNICEF: Të paktën 67 fëmijë të vrarë që nga fillimi i armëpushimit

VJENË, 21 nëntor /ATSH-DPA/- Të paktën 67 të mitur janë vrarë në Rripin e Gazës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të fundit midis Izraelit dhe Hamasit më 10 tetor, tha sot Fondi i OKB-së për Fëmijë (UNICEF).
“Të paktën 67 të mitur janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur”, tha zëdhënësi i UNICEF, Ricardo Pires, në Gjenevë.
Edhe pse situata mjekësore në Gaza po përmirësohet, një total prej 4 000 vajzash dhe djemsh të plagosur rëndë ende presin të evakuohen për trajtim jashtë Rripit të Gazës.
Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim në tetor, por ai është shkelur vazhdimisht që atëherë. //a.i/