E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GAZË – Ministria e Shëndetësisë: Numri i të vdekurve arrin në 44 930 që nga fillimi i luftës

GAZË, 14 dhjetor /ATSH-AFP/- Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha sot se të paktën 44 930 persona ishin vrarë – në më shumë se 14 muaj luftë midis Izraelit dhe militantëve palestinezë.

“Numri përfshin 55 të vdekur në 24 orët e mëparshme”, sipas ministrisë.

Gjithashtu, 106 624 persona janë raportuar të plagosur në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës – kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›