Atalanta e Gjimshitit mposht Kaljarin e Sherrit dhe ruan vendin e parë në Serinë A

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Atalanta ka fituar në transfertë me Kaljarin me shifrat minimale 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Serinë A.
Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Nikolo Zaniolo në minutë e 66-të të sfidës.
Mbrojtësi Berat Gjimshiti nuk e nisi sfidën si titullar por u aktivizua në minutën e 46-të. Ndërsa portieri Alen Sherri u përzgjodh sërish nga trajneri i tij që nga minuta e parë e sfidës.
Me këtë fitore Atalanta mbetet në vendin e parë me 37 pikë ndërsa Kaljari pozicionohet në vendin e 15-të.
/a.f/