GAZË – Të paktën 11 të vrarë pas sulmit të fundit izraelit

KAJRO/TEL AVIV, 3 maj /ATSH-DPA/- Një sulm ajror izraelit ndaj një ndërtese në jug të Rripit të Gazës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave, përfshirë gra dhe fëmijë, tha sot një zëdhënëse e agjencisë së mbrojtjes civile të kontrolluar nga Hamasi.
Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite konfirmoi se kishte pasur një sulm në zonë që synonte ata që ajo i quajti terroristë të Hamasit.
Izraeli po kërkon të ushtrojë presion mbi Hamasin që të lirojë pengjet e mbetura që mbahen në Rripin e Gazës.
Sipas raporteve të medias izraelite, po planifikohet një zgjerim i ofensivës tokësore, e cila rifilloi më 18 mars, me mijëra rezervistë që ka të ngjarë të thirren në shërbim. //a.i/