E Enjte, 5 Nëntor 2026

GAZË – Të paktën 37 të vdekur pas sulmit izraelit në shkollën e UNRWA-s

GAZË, 6 qershor /ATSH-ANSA-DPA/- Numri i të vdekurve nga sulmi i mbrëmshëm izraelit ndaj një shkolle të UNRWA-s që pret persona të zhvendosur në Nuseirat është rritur në 37, sipas burimeve spitalore në Rripin qendror të Gazës.

dhe që ushtria izraelite tha se përdorej si strehë nga Hamasi.

Spitali i Martirëve “Al-Aksa në Deir al-Balah” raportoi 37 të vdekur pas sulmit ajror izraelit në shkollën e OKB-së.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë më herët se kishin goditur një kompleks të grupit militant palestinez Hamas, të vendosur brenda një shkolle të UNRWA-s, në qendër të Rripit të Gazës.

IDF tha se avionët e Forcave Ajrore izraelite kishin “kryer një sulm të përpiktë” në kompleksin në zonën e kampit të refugjatëve Nuseirat.

Fillimisht, media palestineze raportoi 27 të vrarë në sulmin ajror.

“Terroristët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik që i përkisnin Forcave “Nukhba” dhe morën pjesë në sulmin vrasës në jug të Izraelit më 7 tetor, po vepronin në kompleks”, tha IDF në Telegram.

“Nukhba” është një njësi speciale brenda krahut ushtarak të Hamasit. Pretendimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›