FOKUS – Biden kërkon mbrojtjen e demokracisë në ceremoninë e D-Day

NORMANDI, 6 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA, Joe Biden bëri një lutje të fortë për mbrojtjen e demokracisë gjatë një ceremonie për të shënuar 80-vjetorin e zbarkimit në Francë të forcave aleate, më 6 qershor 1944.
“Ne i dimë forcat e errëta kundër të cilave këta heronj luftuan 80 vjet më parë. Ata nuk vdesin kurrë,” tha Biden në një ceremoni në varrezat amerikane në rajonin verior të Normandisë të Francës, ndërsa veteranët e Ditës D, disa prej të cilëve ishin më shumë se 100-vjeçarë.
“Agresioni dhe lakmia, dëshira për të dominuar dhe kontrolluar, për të ndryshuar kufijtë me forcë: këto janë gjëra të përhershme. Lufta mes diktaturës dhe lirisë është e pafund. Këtu në Evropë, ne shohim një shembull të qartë”, tha Biden, duke bërë një krahasim midis Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit rus të Ukrainës.
”Ukraina është pushtuar nga një tiran dhe SHBA dhe NATO do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë saj”, shtoi Biden./ /os/