E Diel, 1 Nëntor 2026

GJENEVË – Disa të vdekur e shumë të plagosur nga përmbysja e një autobusi holandez

GJENEVË, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Disa persona humbën jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë me autobus në lindje të Zvicrës, njoftoi sonte policia.

Aksidenti ndodhi në kantonin Graubunden, në rrugën mes qyteteve Susch dhe Zernez.

Sipas medieve zvicerane, autobusi ishte nga Holanda.

Në autobus ndodheshin 48 persona, bëri të ditur një zëdhënëse e shoqatës holandeze të industrisë së udhëtimeve ANVR.

Fotot nga vendngjarja tregojnë autobusin të përmbysur anash në një fushë pranë rrugës.

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë shumë automjete të shërbimeve të emergjencës dhe zjarrfikësve, si dhe disa helikopterë.

Autoritetet zvicerane po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Numri përfundimtar i viktimave dhe të plagosurve nuk është bërë ende i ditur. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›