E Diel, 1 Nëntor 2026

UKRAINË – Zelensky: Nuk do të ketë bisedime trepalëshe për paqen para zgjedhjeve në Rusi

KIEV, 10 shtator /ATSH/ –  Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se nuk do të zhvillohet një takim trepalësh për mënyrën e përfundimit të luftës në Ukrainë para zgjedhjeve në Rusi, sipas Reuters.

Presidenti Zelensky tha se negociatorët ukrainas dhe amerikanë janë në kontakt të vazhdueshëm dhe shprehu shpresën për përparim në bisedimet që lidhen me energjinë dhe eksportet e grurit në fund të shtatorit, pas takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump.

Rusia pritet të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 20 shtator.

Deklarata e  presidentit Zelensky sugjeron se çdo përpjekje për një format të drejtpërdrejtë mes  Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë për negociatat e paqes mund të shtyhet deri pas këtij procesi zgjedhor në Rusi. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›