E Diel, 1 Nëntor 2026

GJENEVË – OKB: Lufta në Iran po dëmton ndihmën humanitare globale

GJENEVË, 1 maj /ATSH–DPA/ – Lufta në Iran po ushtron gjithnjë e më shumë presion mbi operacionet humanitare në rajone të tjera të botës, tha të sot një zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Sipas UNHCR-së, situata e pasigurt rreth Ngushticës së Hormuzit ka rritur kostot e karburantit dhe transportit, duke shkaktuar edhe vonesa në furnizime.

Carlotta Wolf theksoi se çdo rritje e kostove të transportit përkthehet drejtpërdrejt në më pak ndihmë për refugjatët.

“Çdo dollar shtesë në transport do të thotë një dollar më pak për refugjatët, ose që mund të ndihmojmë më pak njerëz”, tha ajo.

Sipas saj, tarifat e transportit për furnizimet humanitare nga vendet kryesore aziatike janë rritur me gati 18% si pasojë e konfliktit.

Dërgesat nga depoja e UNHCR-së në Dubai drejt Sudanit, i përfshirë në një luftë civile prej vitesh, tashmë kushtojnë dyfish më shumë.

“Ndërkohë, çmimet më të larta të karburantit në Kenia po ngadalësojnë transportin rrugor nga qendra e UNHCR-së në Nairobi drejt njerëzve në nevojë në Etiopi  Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin Jugor”,  shtoi Wolf. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›