E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GJENEVË – OKB-ja është e shqetësuar për rritjen e sulmeve ruse me dronë në Ukrainë

GJENEVË, 15 nëntor /ATSH-DPA/- Kombet e Bashkuara thonë se ushtria ruse po sulmon gjithnjë e më shumë popullsinë civile të Ukrainës dhe infrastrukturën energjetike me dronë.

Matthias Schmale, koordinatori humanitar i OKB-së në Ukrainë, paralajmëroi sot për një “pikë kthese” të mundshme – që mund të shkaktojë zhvendosje të reja masive të popullsisë.

Schmale tha se 3,6 milionë njerëz tashmë janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë. Disa prej tyre kanë jetuar në strehimore emergjente për dy vjet ose më shumë.

Ai i përshkroi sulmet me dron si “terror psikologjik”. Njerëzit kanë raportuar dronët që i ndjekin në rrugë dhe kanë përshkruar pasigurinë e frikshme për të mos ditur kurrë nëse janë dronë zbulimi apo sulmues.

“Përdorimi në rritje i dronëve po ndikon gjithnjë e më shumë në popullatën civile”, tha Schmale në Gjenevë.

Ai ka bërë thirrje për mbledhjen e më shumë donacioneve për të ndihmuar njerëzit të kalojnë muajt e ardhshëm të dimrit.

Sipas Schmale, 65% e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është dëmtuar pjesërisht.

Me mbështetjen e huaj, autoritetet po bëjnë gjithçka që munden për të riparuar sa më shumë dëme para dimrit – në një garë me kohën.

Ukraina ka luftuar pushtimin rus në shkallë të plotë që nga shkurti i vitit 2022. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›