GJERMANI – Autoritetet ndalojnë aktivitetet e një qendre islamike

HAMBURG, 24 korrik /ATSH-ANSA/ – Autoritetet gjermane ndaluan bllokuan aktivitetin e Qendrës Islamike të Hamburgut (IZH), një organizatë që ”shërbimi sekret gjerman beson se kontrollohet nga Irani”.
Për të zbatuar ndalimin, i cili u botua në Gazetën Federale Zyrtare, që prek edhe organizatat e lidhura, oficerët kontrolluan dhe ambientet e IZH-it në landet e tjera, për herë të dytë brenda pak muajsh.
Dhjetra oficerë policie u panë duke rrethuar Xhaminë Blu të Hamburgut, një xhami shiite e vendosur në një zonë ekskluzive në bregun e liqenit të jashtëm Alster të qytetit verior gjerman, të drejtuar nga IZH.
Sipas një gazetari, në të njëjtën kohë disa oficerë policie kontrolluan ndërtesën e një organizate shiite në lagjen ”Tempelhof” të Berlinit.
Shërbimi sekret gjerman e klasifikoi IZH-në si ekstremiste./ /os/