E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dy tërmete me epiqendër në detin Adriatik dhe Ulqin, lëkundjet ndjehen në disa qytete të vendit

TIRANË, 24 korrik/ATSH/- Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar publikuar detaje nga tërmeti me magnitudë 4.4 ballë që u shënua rreth orës 02:42 minuta.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencës, epiqendra e tërmetit ishte në Ulqin, me thellësi prej 15 kilometrash, 17 kilometra nga Lezha.

Lëkundjet e tokës janë ndjerë në disa qytetet të vendi, Lezhë, Shkodër, Kavajë dhe Tiranë.

Ndërsa më herët Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare (EMSC) bëri me dije se një tërmet me magnitudë 4.6 u shënua rreth orës 00:42 minuta në Detin Adriatik, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit.

Tërmeti kishte një thellësi prej 7 kilometrash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›