GJERMANI – Baerbock: Mosmarrëveshjet për ndihmën për Ukrainën dëmtojnë imazhin e Berlinit

BERLIN, 17 janar /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha sot se mosmarrëveshjet e vazhdueshme politike të brendshme për paketën e ndihmës për Ukrainën – ka lënë gjurmë në qëndrimin e vendit me aleatët evropianë.
“Gjermania në tërësi nuk shihet aktualisht si një forcë lëvizëse për politikën e paqes në Evropë dhe sinqerisht kjo më dhemb”, tha sot Baerbock për “Politico”
Shumica e ligjvënësve gjermanë mbështesin ndihmën ushtarake për Ukrainën, por nuk ka konsensus se si të financohet një paketë prej 3 miliardë eurosh (3,1 miliardë dollarë) përpara zgjedhjeve të 23 shkurtit – ndërsa partitë opozitare kanë akuzuar kancelarin Olaf Scholz për shfrytëzimin e çështjes si një taktikë e fushatës.
Socialdemokratët e Scholz kanë favorizuar pezullimin e rregullave të rrepta kushtetuese të Gjermanisë për huamarrjen e qeverisë për të rritur shumën, por Kristiandemokratët konservatorë (CDU) dhe të Gjelbrit e Baerbock e kanë kundërshtuar këtë.
Baerbock tha se lufta mund t’i bëjë aleatët të shqetësohen se Gjermania nuk do të qëndrojë pranë tyre. //a.i/