GJERMANI – Baerbock i bën thirrje Kinës të ndihmojë në arritjen e paqes në Ukrainë

FLENSBURG, 25 korrik /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i kërkoi qeverisë kineze të ofrojë ndihmën e saj për të siguruar paqen në Ukrainë.
“Si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ju jo vetëm që keni të drejtën e vetos, por mbi të gjitha detyrën për të bërë gjithçka që mundeni për të rivendosur paqen”, tha Baerbock gjatë një vizite në qytetin verior gjerman, Flensburg.
“Kjo do të thotë, para së gjithash, të mos mbështesësh agresorin, Rusinë”, shtoi ajo.
Baerbock e përshkroi udhëtimin e ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Pekin këtë javë – vizita e tij e parë në Kinë që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 – si “të rëndësishëm”.
“Do të ishte një bekim, nëse më në fund do të mund të bënim përparim në rrugën drejt paqes dhe nëse Kina do të përmbushte përgjegjësitë e saj në Këshillin e Sigurimit në përputhje me rrethanat”, tha Baerbock. //a.i/