GJERMANI – Lufta në Ukrainë rrit eksportet gjermane të armëve në një nivel të ri rekord

BERLIN, 22 janar /ATSH-DPA/- Lejet e dhëna nga qeveria gjermane për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake kanë arritur një nivel të ri rekord në vitin 2024.
“Vitin e kaluar, qeveria gjermane miratoi eksportet e armëve dhe pajisjeve ushtarake me vlerë rekord prej 13,33 miliardë euro (13,8 miliardë dollarë)”, tha Ministria e Ekonomisë.
Informacioni bazohet në një përgjigje ndaj një hetimi parlamentar të paraqitur nga një ligjvënës nga Aleanca populiste e krahut të majtë Sahra Wagenknecht (BSW).
Kjo shifër rekord mund t’i atribuohet kryesisht eksporteve në Ukrainë, me 8,15 miliardë euro të miratuara për Kievin.
Më pas vijnë Singapori me 1,21 miliardë euro, Algjeria me 558,7 milionë euro, SHBA-ja me 319,9 milionë euro dhe Turqia me 230,8 milionë euro.
Dorëzimi i armatimeve gjermane për Turqinë, një anëtare e NATO-s, ka qenë e diskutueshme vitet e fundit për shkak të shqetësimeve rreth kushteve të të drejtave të njeriut në Turqi dhe disa prej veprimeve ndërkombëtare të qeverisë turke.
Kërkesa për informacion erdhi nga Sevim Dagdelen, anëtare e Bundestag-ut për partinë e re BSW.
Partia, e cila u nda nga partia e majtë e ekstremit të majtë vitin e kaluar, udhëhiqet nga Sahra Wagenknecht, e cila ideologjinë e saj politike e ka karakterizuar si “konservatorizëm i majtë”.
Në bisedimet e koalicionit në fund të vitit 2021, koalicioni qeverisës i qendrës së majtë ra dakord të kufizonte eksportet e armëve dhe të prezantonte legjislacionin për këtë qëllim, por pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 çoi në një ndryshim radikal të politikës.
Dagdelen shprehu kritika të ashpra për rritjen e vazhdueshme të ndihmës, duke thënë se qeveria po nxiste konflikte në mbarë botën. //a.i/