E Diel, 1 Nëntor 2026

GJERMANI – Lufthansa në grevë, anulohet 580 fluturime

FRANKFURT, 10 prill /ATSH-ANSA/ –  Personeli i kompanisë Lufthansa ka hyrë në grevë që nga mesnata, siç ishte njoftuar.

Greva, e cila do të përfundojë në orën 22:00, ka rezultuar në anulimin e 580 nga 1 053 fluturimet e planifikuara për sot në Frankfurt.

Kjo është dita e tretë e grevës së linjës ajrore gjermane këtë vit.

Greva, e thirrur nga sindikata UFO, është pjesë e një mosmarrëveshjeje mbi kushtet e punës së afërsisht 20 000 asistentëve të fluturimit të Lufthansës dhe planin social për 800 punonjësit e Cityline, pasi dega është mbyllur.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›