E Diel, 1 Nëntor 2026

GJERMANI – Policia pezullon fluturimet në aeroportin e Shtutgartit

SHTUTGART, 5 tetor /ATSH-DPA/ – Trafiku ajror në aeroportin e Shtutgartit dhe pezullua përkohësisht sot pasdite për shkak të një operacioni policor.

”Terminalet e aeroportit u evakuuan përkohësisht në orët e mbrëmjes, ndërsa mbërritjet dhe nisjet u pezulluan”, njoftuan Policia Federale gjermane dhe Aeroporti i Shtutgartit.

Operacioni policor tashmë ka përfunduar.

Pas kontrollit të zonës së prekur, Policia Federale deklaroi se nuk u konstatua asnjë kërcënim për sigurinë.

Trafiku ajror ka nisur të rikthehet gradualisht, ndërsa pikat e kontrollit të pasagjerëve po rihapen.

Sipas një zëdhënësi të Policisë Federale, evakuimi i zonës së sigurisë bëri që të gjithë pasagjerët të duhet t’i nënshtrohen sërish kontrolleve të sigurisë së aviacionit.

Autoritetet paralajmëruan se kthimi i plotë i situatës në normalitet mund të zgjasë disa orë./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›