E Martë, 3 Nëntor 2026

GJERMANI – Shërbimi i brendshëm sekret përcakton AfD-në si grup ekstremist të krahut të djathtë

BERLIN, 2 maj /ATSH-DPA/ – Agjencia gjermane e shërbimit të brendshëm sekret deklaroi se e ka përcaktuar partinë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) si një organizatë të konfirmuar ekstremiste të krahut të djathtë.

Agjencia, e quajtur Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), tha se tani kishte prova konkrete se partia antimigratore, e themeluar në vitin 2013, bën përpjekje që kërcënojnë rendin demokratik të Gjermanisë.

“Kuptimi mbizotërues i partisë për njerëzit bazuar në etni dhe prejardhje është i papajtueshëm me rendin themelor demokratik të lirë”, theksoi agjencia.

”Deklaratat dhe qëndrimet e partisë dhe përfaqësuesve kryesorë të AfD shkelin parimin kushtetues të paprekshmërisë së dinjitetit njerëzor”, deklaruan nënkryetarët e agjencisë, Sinan Selen dhe Silke Willems.

AfD, e cila u ngjit në vendin e dytë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, më parë mbante statusin e “të dyshuarës” si ekstremiste nga agjencia.

Partia e kundërshtoi pa sukses këtë përcaktim në gjykatë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›