SHBA – Trump: Ka më pak se 24 pengje ende të gjallë në Gaza

UASHINGTON, 2 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi se kohët e fundit mësoi se ka më pak se 24 pengje ende të gjallë në Gaza.
“Nga 59, 24 ishin ende gjallë dhe tani e kuptoj se ky nuk është as numri i saktë”, tha ai gjatë një eventi të Ditës Kombëtare të Lutjeve në Shtëpinë e Bardhë.
Për muaj të tërë, Izraeli ka thënë se beson që 24 nga 59 pengjet janë gjallë, derisa tre ditë më parë, gruaja e kryeministrit Benjamin Netanyahu, Sara, e ndërpreu atë në një aktivitet publik duke pretenduar se numri ishte më i ulët se ai zyrtar.
Kryeministri u përgjigj se kishte “deri në 24” pengje të gjallë./ /os/