E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GJERMANI – Socialdemokratët propozojnë Scholz për të kandiduar sërish për kancelar

BERLIN, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Komiteti ekzekutiv i Partisë Social-demokrate (SPD), e qendrës së majtë të Gjermanisë, emëroi kancelarin Olaf Scholz si kandidatin kryesor të partisë në zgjedhjet e parakohshme të ardhshme, pas një debati të brendshëm të ashpër dhe të diskutueshëm.

Për javë të tëra, social-demokratët ishin të ndarë nëse do të qëndronin me Scholzin, pavarësisht sondazheve të zymta të popullaritetit ose ta zëvendësonin me ministrin aktual të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, i konsideruar gjerësisht si një nga politikanët më të njohur të vendit./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›