E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

MEPJ: Angazhim për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Shqipëria rikonfirmon angazhimin e saj të palëkundur për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore deri në vitin 2030, në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në një njoftim për mediet bën të ditur se, Shqipëria si anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, është e angazhuar aktivisht në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave. Dhuna ndaj grave duhet të marrë fund-përgjithmonë.

“Ne mbetemi të përkushtuar për fuqizimin e grave duke siguruar qasje në drejtësi, sisteme të plota mbështetjeje dhe mundësi të barabarta. Së bashku, mund të krijojmë një të ardhme ku çdo grua dhe vajzë të ndihet e sigurt, e respektuar dhe e vlerësuar. Le të bashkohemi për të investuar në parandalimin e dhunës ndaj grave”, citon njoftimi i MEPJ.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›