GJKKO: “Arrest me burg” për Metën, “detyrim paraqitje” për Kryemadhin

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për ish-presidentin Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, i arrestuar me urdhër të SPAK, mesditën e së hënës (21 tetor) në Tiranë. Po ashtu ka lënë në fuqi masën “Detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin si dhe për Ema Çokun.
GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë vetëm për Pirro Xhixhon, i cili nga “Arrest shtëpie” është lënë në “Detyrim paraqitje”.
Seanca nisi rreth orës 13:30 dhe zgjati rreth 4 orë dhe u shoqërua me tensione. Gjatë seancës ish-presidenti Meta, ka hedhur akuza si ndaj drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, ashtu edhe ndaj dy prokurorëve të çështjes në ngarkim të tij, Sotir Kllapit dhe Arben Krajës.
Ish-presidenti Meta, akuzohet nga SPAK për tri vepra penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Të njëjtat akuza janë edhe për ish-bashkëshorten dhe bashkudhëtaren e tij politike.
Ema Çoku akuzohet për “Pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në bashkëpunim”, ndërsa Pirro Xhixho, akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
Njoftimi i plotë i SPAK mbi vendimin:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, e caktuar me vendimin nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personave nën hetim Ilir Metaj, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet
112, 237 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 130, datë 23.10.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” e
parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Ilir Metaj, e
caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës
së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si i dyshuar për kryerjen e
veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të
zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim,
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në
bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim,
mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të
personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin
ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të
K.Penal.
2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur
në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj personit nën
hetim Monika Kryemadhi, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të
Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 (dy) raste dhe
në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi,
fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të
zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për
deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
3. Personi nën hetim Monika Kryemadhi detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 12.00.
4. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në
shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj personit nën
hetim Piro Xhixho me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme
të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e
sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar
nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
5. Personi nën hetim Piro Xhixho detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13:30.
6. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur
në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj personit
nën hetim Ema Çoku, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës
së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e
dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose
veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 287/2 i
K.Penal.
7. Personi nën hetim Ema Çoku detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore,
të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën
e parë të çdo muaji në orën 13:00.
8. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
si dhe shërbimet e policisë gjyqësore, për ekzekutimin e këtij vendimi.
9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e
Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga
dita njoftimit të vendimit të gjykatë
/a.f/r.e/