E Martë, 3 Nëntor 2026

GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryetaren e Bashkisë Libohovë Luiza Mandi për shpërdorim detyre

Ish kryetarja e Bashkisë Libohovë Luiza Mandi u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion këtë të enjte (13 qershor), me 1 vit burg. Ajo ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ku do të vuaj vetëm 8 muaj burg.

Mandi akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cenuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë.

Luiza Mandi rezulton të jetë jashtë territorit shqiptar, ndërsa gjyqi dhe masa e dhënë ndaj saj është bërë në mungesë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›