E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GJKKO kalon për gjykim dosjen për Inceneratorin e Tiranës

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për kalimin për gjykim të dosjes hetimore për Inceneratorin e Tiranës.

Në datën 2 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar. SPAK ka ngritur dyshime për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Gjatë seancës paraprake, 3 prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm. Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme.

Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Tboma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.

Për Inceneratorin e Tiranës, dosja për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, njëherësh ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, është ndarë më vete. Gjyqtarja e seancën paraprake ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Bllakos, për rikualifikim të veprës penale, pasi sipas tyre posti i sekretarit te përgjithshëm nuk është ne nivelin e zyrtarëve te lartë. Nga ana tjetër, prokurori i çështjen ka kundërshtuar, por gjykata vendosi të pranojë kërkesën e mbrojtjes.

Në seancën e datës 17 dhjetor, GJKKO do japë vendimin për kalimin ose jo në gjyq të Bllakos për inceneratorin e Tiranës.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›