E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GJERMANI – Gjithnjë e më shumë njerëz nën kufirin e varfërisë për shkak të kostove të strehimit

BERLIN, 13 dhjetor /ATSH-DPA/ – Për shkak të qirave të larta dhe kostove të lidhura me strehimin, më shumë njerëz në Gjermani jetojnë në varfëri sesa mendohej më parë, deklaroi Zyra Federale e Statistikave.

”Shumë familje shpenzojnë më shumë se një të tretën e të ardhurave të tyre për kostot e strehimit, disa shpenzojnë më shumë se gjysmën”, sipas një analize të të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave.

Pas qirasë, kostove të lidhura me strehimin, interesit të kredisë dhe shpenzimeve të tjera, më shumë se 17,5 milionë njerëz do të kishin të ardhura të disponueshme në kufirin e varfërisë, tregoi analiza.

Njerëzit në Gjermani konsiderohen të varfër nëse kanë më pak se 60% të të ardhurave mesatare në dispozicion të tyre çdo muaj.

Të ardhurat mesatare janë të ardhurat me të cilat saktësisht gjysma e popullsisë fiton më shumë dhe gjysma tjetër më pak.

Organizata vuri në dukje se miliona njerëz mbeten të padukshëm në statistikat e zakonshme të varfërisë, sepse kostot e tyre të strehimit nuk merren parasysh.

“Kushdo që shikon vetëm të ardhurat, por jo faktin që njerëzit kanë gjithnjë e më pak para në dispozicion, sepse duhet të mbulojnë kostot e larta të strehimit, nuk e harron shkallën e varfërisë në Gjermani”, thuhet në analizë./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›