E Diel, 1 Nëntor 2026

GJKKO lë në burg Uljan Shpatarakun

GJKKO lë në burg ish-zyrtarin e policisë Uljan Shpataraku, i cili u arrestua të mërkurën së bashku me Ergys Agasin.

Uljan Shpataraku, i arrestuar për përkrahje të autorit të krimit pasi shoqëronte Ergys Agasin, u përjashtua nga policia disa javë më parë, ndërsa ndaj tij nisën procedurat edhe për heqjen e lejes së armës, që zotëronte për shkak të funksionit.

Gjatë procedurave u zbulua se ish-zyrtari i lartë policor mbante, po me leje, një arsenal armësh private në banesë.

Bëhet fjalë për 3 pistoleta, 2 shotgan dhe 2 pushkë, të cilat i janë sekuestruar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›