Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, dyshohet për 6 persona të plagosur

Një bombol gazi ka shpërthyer pak më parë në një banesë në Markatomaj të Lezhës, duke shkaktuar panik dhe dëme në banesë.
Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e shpërthimit dyshohet se janë lënduar 6 persona.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe ekipet zjarrfikëse, ndërsa po punohet për përcaktimin e rrethanave të plota të shpërthimit.
Të dhënat për gjendjen shëndetësore të të lënduarve dhe shkaqet e ngjarjes pritet të bëhen të ditura në vijim.