E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnja përfshihet nga atmosfera e festave

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Atmosfera e festave të fundvitit ka përfshirë edhe qytetin e Lushnjës.

Kryeministri Edi Rama, ndau pamjet e momenteve festive nga ky qytet, ku fëmijë dhe qytetarë të të gjitha grup-moshave kanë kaluar mbrëmje dhjetori në sheshin në qendër të qytetit.

Bredhi gjigant i Krishtlindjeve, dritat shumëngjyrëshe dhe dekori i veçantë e kanë shndërruar qendrën e qytetit në një atmosferë festive në muajin e fundit të vitit.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›