E Hënë, 2 Nëntor 2026

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Mediu për riekspertim për kostot e demontimit në fabrikën e Poliçanit

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Avokatët e tij kanë kërkuar riekspertim të pjesshëm për llogaritjen e kostos për demontimin në fabrikën e Poliçanit, pasi sipas tyre ekspertët nuk kanë qenë objektivë në ketë çështje.

Një kërkese të tillë e kanë justifikuar duke u shprehur se personat nuk janë ekspertë por thjeshtë specialistë.

Gjyqtarja Irena Gjoka argumentoi se edhe kjo do të bashkohet me provat e tjera dhe se gjykata do të dalë në një konkluzion.

Sipas gjyqtares së çështjes, asnjë provë nuk ka fuqi apo vlerë përcaktuese të provuar.

Nga ana e tyre avokatët e ish-ministrit kërkuan në seancën që të merret si provë një ekspertizë private, e përgatitur nga ana e tyre dhe të bëhet pjesë e fashikullit një memo me kundërshtimet e tyre.

Përgjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditë më parë, avokati i Mediut u shpreh se procesi i demontimit të municioneve nuk është një proces që nisi dhe përfundoi me Gërdecin, por ka ndodhur e para dhe pas tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›