GJKKO shqyrton ankimimin e Veliajt, SPAK informon për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës

Këtë të mërkurë në orën 12:00, Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton kërkesën për lirimin nga burgu të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ai ndodhet në paraburgim prej më shumë se dy muajsh në Durrës, i dyshuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Veliaj ka kërkuar zëvendësimin ose revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, të konfirmuar më herët nga Apeli më 12 shkurt.
Ndërkohë, avokatët e tij pritet ta çojnë çështjen edhe në Gjykatën e Lartë, ndërsa SPAK do të paraqesë para gjykatës dhe informacionet mbi ecurinë e hetimeve dymujore ndaj Veliajt.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/