E Hënë, 2 Nëntor 2026

GJKKO shtyn për nesër vendimin nëse do të kaloj për gjykim apo jo dosja ‘Partizani’

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) vendosi të mërkurën që të shtyjë për nesër vendimin nëse do të kaloj për gjykim apo jo dosja ‘Partizani’. Për këtë dosje janë nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim detyre ish- kryeministri, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka reaguar pas vendimit të (GJKKO).

Në një prononcim për mediat, pas seancës, Gjokutaj u shpreh se gjykata ka rrëzuar të gjitha kërkesat e ngritura nga mbrojtja gjatë seancave paraprake, përfshirë edhe ato që lidhen me pavlefshmërinë e ekspertizës.

“Kemi kërkuar një kohë të shkurtër për t’u konsultuar për këtë vendimmarrje që e konsiderojmë të paligjshme. Nesër do të mësojmë nëse çështja do të kalojë për gjykim të themelit,” u shpreh Gjokutaj.

Avokati i Berishës u shpreh se nuk ka ende qartësi, lidhur me vendimin dhe se do të konsultohet me ekipin ligjor për të vendosur për hapat e mëtejshëm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›