E Shtunë, 31 Tetor 2026

GKI krizave Jo rregulla pas votimit

Drejtuesja për Europën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Sabin Frejzër thotë se ndryshimi i proçedurave të numërimit të votave në Shqipëri sado i drejtë mund të duket në pamje të parë, do të ndryshonte rregullat e lojës dhe do ta fuste vendin në kaos.

“Në një garë e tillë kaq e ngushtë që praktikisht përfundoi në barazim - thotë ajo - fituesi duhet të përcaktohet nga zbatimi me rigorozitet maksimal i rregullave të miratuara më parë”.

Sipas saj, “Kodi Zgjedhur nuk e jep të qartë se si duhen trajtuar këto fletë-votime”.

Por gjatë zgjedhjeve të vitit 2007 dhe 2009, ata janë trajtuar si të pavlefshme.

Ekspertët i kishin kërkuar KQZ-së që të sqaronte që përpara zgjedhjeve statusin e fletëve të hedhura në kuti të gabuara, por KQZ-ja nuk e bëri dot këtë.

Gjatë seancave të trajnimit, thotë ajo, komisionerëve iu tha që t’i konsideronin këto vota si të pavlefshme dhe shumica e komisionerëve e përfunduan në këtë mënyrë proçesin e numërimit në Tiranë dhe në qytetet e tjera.

Mosmarrëveshja pritet t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor.

Komuniteti ndërkombëtar - thotë analistja e Grupit të Krizave, Sabine Frejzër, duhet të kërkojë haptazi nga kandidatët Basha dhe Rama të angazhohen qartazi për të respektuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

“Komisioni Evropian, shton ajo, duhet të tërheqë rekomandimin që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat, nëse ka dhunë të shoqëruar me viktima gjatë protestave pas zgjedhjeve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›