Arvizu: Duhet mbajtur qetësi, duhen përdorur mënyrat ligjore

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksander Arvizu, kreu i misionit të OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ai i Bashkimit Europian Etore Sequi, tashmë kanë intesifikuar misionin diplomatik.
Gjatë një pronocimi për shtyp, ambasadori Arvizu deklaroi se në takimin e mbajtur me kryesocialistin Edi Rama në selinë rozë, është folur që të mbahet një qetësi, duke përdorur në të njëjtën kohë të gjitha mënyrat ligjore.
Arvizu ka shtuar se gjatë gjithë kohës është folur për rezultatet, dhe se pritja e tyre duhet të vijë me një proces të qetë.