E Diel, 1 Nëntor 2026

GOLAT/ U luajt sfida që u ndërpre nga dhuna, Skënderbeu mund Ilirinë dhe fillon sërish arratinë drejt Superiores

Skënderbeu ka konfirmuar formën e mirë duke marrë një fitore të pastër 0-2 ndaj Ilirisë, në sfidën e prapambetur për shkak të dhunës të Kategorisë së Parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Skuadra korçare e zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë, kur Tajo realizoi në minutën 45+1’, duke i dhënë avantazhin Skënderbeut.

Në fraksionin e dytë, Çuçka vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 57-të, duke mos lënë hapësira për reagim nga Iliria.

Ndeshja ishte shtyrë dy javë më parë për shkak të incidenteve të dhunshme të ndodhura në stadiumin “Redi Maloku”, pak para përballjes mes dy skuadrave. Si pasojë, Iliria u dënua të zhvillonte takimin në fushë asnjanëse dhe pa praninë e tifozëve.

Sfida e luajtur sot në Elbasan u zhvillua në qetësi të plotë dhe pa incidente, ndërsa Skënderbeu doli nga fusha me tre pikë të rëndësishme për objektivat e tij sezonale.

RENDITJA E KATEGORISË SË PARË PAS 16 JAVËSH

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›