E Diel, 1 Nëntor 2026

GRAMSH/ Digjet shtëpia, shpëtojnë 6 familjarët

GRAMSH – Një banesë 1-katëshe është djegur plotësisht në fshatin Kokël të komunës Kodovjat të rrethit të Gramshit, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Burime të Repartit të Zjarrfikëses thanë se, një vatër zjarri e shfaqur në rrethana ende të pasqaruara ka përfshirë tërësisht nga flakët duke djegur banesën në pronësi të familjes së shtetasit Gani Zhupani me gjashtë anëtarë. Zjarri i favorizuar edhe nga era dogji të gjithë banesën bashkë me orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake. Edhe pse ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ishte e shpejtë, evitimi i djegies së saj ishte e pamundur. Por në sajë të ndërhyrjes së zjarrfikësve u shmang djegia e banesave të tjera si dhe e shkollës së fshatit Kokël.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›